Gjykata e la në burg pasi vrau gruan, dëshmia e autorit: Më bëri gjilpërë në gjumë, donte të më vriste

Shqipëria

Gjykata e la në burg pasi vrau gruan, dëshmia e autorit: Më bëri gjilpërë në gjumë, donte të më vriste

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 15:44
Ilustrim

(E plotësuar) - Kujtojmë se ngjarja e rëndë nodhi një ditë më parë në fshatin “Sheq i Madh”. 56-vjeçari pasi vrau gruan iku për të ngrënë drekë në një mensë dhe kur u kthye në shtëpi ka marrë në telefon vëllain e tij polic duke i thënë se gruaja është vetëvrarë. Vëllai i tij ka njoftuar sallën operative njësoj siç i kishte thënë i vëllai, se kunata ka bërë vetëvrasje.

Pas hetimeve rezultoi se 50-vjeçarja ishte vrarë dhe autor ishte bashkëshorti i saj Petrit Manaj. Ky i fundit e ka pranuar krimin.

Avokati është shprehur se Mamaj e ka pranuar vrasjen dhe se gjatë gjithë seancës ka qenë i tronditur.

“Tani mbaroi masa e sigurimit për të ndalurin Petrit Mamaj. Reagimi i tij në sallën e gjykimit, ishte i tronditur, por e pranoi krimin që kishte kryer. Përshkroi krimin që ndodhi në orën 06:00. Ishin acaruar situata. Ai pretendonte se bashkëshortja me një njeriun e vetë i kishin bërë një gjilpërë në gjumë. Këtë motiv e sqaroi edhe vetë në seancë. Kërkesa e prokurorit ishte e ligjshme. Ky krim ka indinjuar të gjitha familjen. Ai është dhe fqinja ime. Kanë pasur divergjenca gjatë një periudhe të caktuar, por jo në këto përmasa. Ishte i paekuilibruar. Me të nuk flitej dhe as dëgjohej. Ai ishte i përgjegjshme. E kishte gjetur në gjumë, pasi flinin të ndarë gjatë kësaj kohe. Ai kishte shkuar rreth orës 6 në mëngjes dhe i kishte thënë se’ ‘pse ma keni bërë gjilpërën”. Gjatë kësaj kohe kishte marrë dhe thikën dhe e kishte goditur dhe e kishte lënë të vrarë. Më pas iku te një lokal dhe hëngri mëngjes dhe më pas kishte shkuar te i vëllai dhe i kishte thënë; ka vrarë veten. Pasi kishin bërë ekzaminim mjeku ligjor, ai kishte pohuar se kishte kryer vrasjen, për motivet që sqarova.”, tha avokati

Gjykata vendos për Petrit Manajn, dje vrau bashkëshorten me thikë

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Petrit Manajn.

Ai dyshohet se vrau një ditë më parë bashkëshorten e tij, Valdete Manaj një ditë më parë në lagjen “Sheq i Madh”.

Manaj u arrestua një ditë më parë nga policia pasi agjentët kuptuan se gruaja ishte vrarë dhe jo vetëvrarë siç u raportua fillimisht në sallën operative prej vëllait të tij polic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat