"Po falimentojmë! "Prodhuesit ankohen për shpenzimet e larta e fitimet e ulëta

Shqipëria

"Po falimentojmë! "Prodhuesit ankohen për shpenzimet e larta e fitimet e ulëta

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 12:04
Ilustrim

Fermerët e Fierit thonë se janë në prag të falimentimit si pasojë e rritjes së çmimit të karburanteve. Sipas tyre, kjo kosto e shtuar bashkohet me çmimet e ulëta të shitjes së luleshtrydhes, spinaqit dhe lakrës duke përkeqësuar bilancin e tyre drejt falimentimit. Një tjetër shqetësim i fermerëve  është edhe mungesa e mbështetjes nga shteti në rastet e fatkeqësive natyrore.

Çmimet e larta të imputeve bujqësore dhe të karburantit po ua vështirësojnë punën fermerëve, të cilët thonë se po pësojnë humbje edhe nga ana çmimit me të cilin i shesin produktet.

Në Frakull të Fierit, prodhuesit e luleshtrydhes gjenden në vështirësi.

Megjithëse çmimi për një arkë është rritur krahasuar më një javë më parë, për ta fitimi është i papërfillshëm.

"Tani po vete me 9 dhe 10. Çfarë do të na dalë, nafta 2 mijë lekë. Ushqimet janë shumë të shtrenjta, nuk e përballojmë dot."

Ndërsa një kg spinaq nga prodhuesit del me 3 lekë të vjetra dhe deri të konsumatori çmimi i tij rritet ndjeshëm.

"Ditët e fundit po shkon me 300, atje në Tiranë me 1500 lekë. Dy herë shpezim, shumë pak fitim. Na hodhi në gropë."

Serat me lakra janë shkatërruar pasi lumi doli nga shtrati disa kohë më parë dhe për këtë situatë askush nuk i ka ndihmuar.

"Lakrës i bëmë të gjithë shpenzimet pro ka njollë brenda, se blen tregu.7-8 milion lekë shpenzime."

Me humbje të herëpashershme, qoftë nga fatkeqësistë natyrore, apo edhe nga mungesa e mbështetjes së shtetit, fermerët thonë se po shkojnë drejt falimentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat