Publikohet lista e kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese

Shqipëria

Publikohet lista e kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Është publikuar lista  e kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. Aplikimi për vendin vakant bëhet pas mbarimit të mandatit të gjyqtarit Altin Binaj.

Lista e kandidatëve është:

1-            Ardita  Buna( Alsula)

2-            Ardian Dvorani

3-            Arta Vorpsi

4-            Besnik Dervishi

5-            Elca Miha

6-            Gent Ibrahimi

7-            Juliana Latifi

8-            Mariana  Semini( Tutulani)

9-            Maksim Qoku

"Kuvendi i Shqipërisë, pasi u njoh me njoftimin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, për mbarimin e mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, z. Altin Binaj, bazuar në nenet 125, 127, pika 1, shkronja “b”, 179 të Kushtetutës, nenet 7, pika 2, 7/a, 7/c, dhe 7/dh, pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, 

Shpalli më datën 16.01.2022, hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant (vakancë e plotë me mandat 9-vjeçar) për 1(një) anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e vakancës të krijuar për shkak të deklarimit të mbarimit të mandatit të anëtarit z. Altin Binaj, në datën 02.05.2022, shpallur  me vendimin  nr. 41, datë, 22.12.2021, të Gjykatës Kushtetuese. "- thuhet në njoftim

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat