Goditet me sëpatë i riu në Vlorë

Shqipëria

Goditet me sëpatë i riu në Vlorë

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 12:03
Ilustrim

Një 27-vjeçar është plagosur rëndë në qytetin e Vlorës.

Raportohet se plagosja ka ardhur si pasojë e një sherri në sheshin “Flamur” në Vlorë.

I plagosuri mësohet se është Besim Hoxha 27-vjeç dhe është goditur me sëpatë në pjesën e kurrizit.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës ku do i nënshtrohet një operacioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat