Pistoletë dhe fishekë në banesë, arrestohet 52-vjeçari në Kamzë

Shqipëria

Pistoletë dhe fishekë në banesë, arrestohet 52-vjeçari në Kamzë

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 11:20
Pistoletë dhe fishekë në banesë, arrestohet 52-vjeçari në Kamzë

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje në Kamzë. Në pranga ka rënë një 52-vjeçar.

"Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë  të lyer me graso dhe  futur në një kllëf lëkure, katër krëhëra dhe 173 fishekë luftarak".

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tij për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat