Tiranë, ndërron jetë 46-vjeçarja në një mjet të transportit publik

Shqipëria

Tiranë, ndërron jetë 46-vjeçarja në një mjet të transportit publik

Më: 4 mars 2022 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Një 46-vjeçare ka ndërruar jetë në një mjet të transportit publik mesditën e sotme.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se viktima është shtetësja me iniciale M. N., 46-vjeçe.

Gjithashtu, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha”, rreth orës 12:20 të ditës së sotme.

Dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore, pasi edhe nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat