Shqiptari vret italianin me thikë dhe e lë në mes të rrugës, zbulohet arsyeja

Shqipëria

Shqiptari vret italianin me thikë dhe e lë në mes të rrugës, zbulohet arsyeja

Më: 28 mars 2022 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Scandicci të Italisë, ku një biznesmen italian është qëlluar për vdekje nga një shqiptar.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ndodhur në orët e para të së dielës, ku agjent imobiliar 50-vjeçar, Tommaso Dini u qëllua me thikë nga një shqiptar 48-vjeçar dhe ndërroi jetë në spitalin San Giovanni di Dio.

Pasi e qëlloi tre herë me thikë, shqiptari është larguar në këmbë por është kapur të dielën nga policia italiane.

Ai  ishte ortak i një kompanie ndërtimi me vëllain e Dinit, që banonte në Scandicci afër vendit ku jetonte viktima.

Sipas hetimit të karabinierëve, shkak i ngjarjes së rëndë ishin mosmarrëveshjet në vendin e punës që viktima kishte pasur me autorin.

48-vjeçari akuzohet për vrasje me dashje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat