Inceneratorët/ Jepet vendimi, burg për ish deputetin e PS

Shqipëria

Inceneratorët/ Jepet vendimi, burg për ish deputetin e PS

Më: 31 mars 2022 Në ora: 16:55
Alqi Bllako

Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për ish-deputetin socialist Alqi Bllako.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme ju dha prokurorit të SPAK për ekzekutim.

Bllako akuzohet për shpërdorim detyre gjatë kohës që mbante postin e këshilltarit në Ministrinë e Mjedisit.

Kujtojmë që ditën e martë SPAK lëshoi urdhër-arrestin për Alqi Bllakon, ndërkohë që ditën e mërkurë ky i fundit dorëzoi mandatin e deputetit para se të mblidhej Këshilli për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin.

Ndërkohë ditën e enjte Bllako u shoqërua fillimisht në polici, ndërkohë që mbasditen e së enjtes gjykata vendosi masën e arrestit me burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat