Dhunuan efektivin e “Rrugores” në Vlorë, policia arreston 1 person dhe shpall në kërkim 2 të tjerë

Shqipëria

Dhunuan efektivin e “Rrugores” në Vlorë, policia arreston 1 person dhe shpall në kërkim 2 të tjerë

Më: 5 maj 2022 Në ora: 20:30
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, ku 3 persona kanë dhunuar efektivin e Policisë Rrugore, i cili ishte në krye të detyrës.

Mësohet se efektivi u dërgua në spital, pasi mori disa dëmtime në trup ndërkohë që autorët u larguan menjëherë nga vendngjarja.

Por ditën e sotme është kapur njëri prej tyre, ndërsa 2 të tjerët janë shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit në banesën e 3 autorëve u gjet edhe një shotgan. Policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të bërë të mundur arrestimin e 2 autorëve të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat