Ndërron jetë epidemiologu që ka drejtuar disa fushata vaksinimi që nga vitit 1972 në vend

Shqipëria

Ndërron jetë epidemiologu që ka drejtuar disa fushata vaksinimi që nga vitit 1972 në vend

Më: 30 maj 2022 Në ora: 16:45

Instituti i Shëndetit Publik humbet një personalitet në fushën e imunizimit.

Ndahet nga jeta Dr.Ibrahim Luloçi, i njohur ndryshe si Dr. Mimi. Si epidemiolog me shumë eksperiencë, ai punoi për shumë vite pranë repartit të mikrobeve aerogene duke drejtuar disa fushata vaksinimi që nga Variola në vitin 1972 deri tek poliomieliti, fushatat masive të Fruthit dhe Rubeolës në vitet 2000-2001.

Dr. Luloçi ishte themeluesi i programit te zgjeruar të vaksinimit dhe së bashku me kolegët e tjerë krijuan depon e parë moderne frigoriferike në vend për ruajtjen e vaksinave.

U prehsh në paqe Dr. Mimi! Respekt dhe mirënjohje nga i gjithë stafi i ISHP-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat