Veprim i papritur, pa kaluar ende 24 orë nga çmimi rekord i naftës, Bordi ndryshon sërish vendimin

Shqipëria

Veprim i papritur, pa kaluar ende 24 orë nga çmimi rekord i naftës, Bordi ndryshon sërish vendimin

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Pa kaluar ende 24 orë nga vendosja e një çmimi rekord të naftës në vend, që arriti në 265 lekë për litër, Bordi i Transparencës, në një veprim të pazakontë për të gjithë periudhën që ka përcaktuar çmimet, ka ndryshuar vendim dhe e ka ulur me katër lekë.

Këtë të shtunë, Bordi ka vendosur që nafta do të shitet me 261 lekë për litër.

NJOFTIMI I PLOTE

Bordi i Transparencës në datë 18 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 261 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 249 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 236 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 224 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat