Zjarr në pyllin me pisha në Spille, rrezikohen disa biznese dhe banesa

Shqipëria

Zjarr në pyllin me pisha në Spille, rrezikohen disa biznese dhe banesa

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 19:11
Zjarr në pyll

Një sipërfaqe pylli me pisha në zonën e Spillesë është përfshirë nga flakët. Siç shihet edhe në fotot e Abc, sipërfaqja e përfshirë nga zjarri është e konsiderueshme.

Burime bëjnë me dije se nga zjarri rrezikohen disa, biznese, banesa dhe makina që përdoren për kamping në zonë.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forcat zjarrfikëse të Rrogozhinës, por për shkak se disponojnë vetëm një mjet, e kanë të pamundur që të neutralizojnë flakët të vetëm, prandaj në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe banorët e zonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat