Hyn me dhunë në banesë dh kanos çiftin, autori merr shumën e parave dhe zhduket

Shqipëria

Hyn me dhunë në banesë dh kanos çiftin, autori merr shumën e parave dhe zhduket

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Një grabitës ka hyrë me dhunë në banesën e një çifti në fshatin Brataj të Selenicës. 

Autori ka kanosur çiftin e bashkëshortëve dhe pasi u ka marrë një shumë parash është larguar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 dhe ishte e kryefamiljarja me iniciale Y. F., që ka njoftuar në Sallën Operative. Policia ka shkuar në vendnngjarje dhe po punon për kapjen e autorit.

Njoftimi

Më datë 16.07.2022, rreth orës 10:00, shtetasja Y. F. ka njoftuar në Sallën Operative se në fshatin Brataj, Selenicë, një shtetas ende i paidentifikuar, ka kanosur atë dhe bashkëshortin duke hyrë me dhunë në banesën e tyre dhe u ka vjedhur një shumë parash, e më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat