Temperatura deri në 39 gradë, IGJEUM: I nxehti do të rrisë rrezikun për zjarre në të gjithë vendin

Shqipëria

Temperatura deri në 39 gradë, IGJEUM: I nxehti do të rrisë rrezikun për zjarre në të gjithë vendin

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 15:11
Ilustrim

Me temperatura që pritet të shkojnë deri në 39 gradë celcius do të jenë ditët e mbetura të korrikut.

Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave thotë se një tjetër valë e nxehtë do të përfshijë vendit duke nisur nga kjo fundjavë.

"Temperaturat pritet që të shkojnë deri në 39 gradë celcius. Ndërsa ato minimale do të variojnë nga 16 gradë në zonat malore, deri në 20-22 gradë në zonat kodrinore dhe bregdetare," tha ajo.

Përveç ditëve edhe netët do të jenë me temperatura të larta. Termometri do të shënojë vlera të larta në disa qytete të vendit.

Temperatura të larta, mjekët thirrje për të shmangur qëndrimin në diell. Ja më të rrezikuarit

"Temperaturat më të larta do të jenë në Berat, Fier, Vlorë, Tiranë, Shkodër, Durrësi e Elbasani," tha ajo.

I nxehti pritet të përkeqësojë situatën nga zjarret.

Javën që vjen rreziku do të jetë i lartë thuajse në të gjithë Shqipërinë.

"Gjatë kësaj jave, kemi patur diku tek 5-6 qarqe që kanë qenë në nivel të lartë i gjithë qarku, pjesa tjetër pritej të kishte një nivel të moderuar, por lokalisht të lartë. Ndërsa javën që vjen presim që të gjtiha qarqet e vendit të ndodhen në nivel rreziku të lartë për zjarret në pyje. Kjo vjen si pasojë e temperaturave të larta, që do të jenë si minimale dhe maksimalet, shoqëruar dhe me faktorin erë," tha ajo.

Temperaturat përvëluese kanë përfshirë thuajse gjithë globin. Britania po përballet me të nxehtin ekstrem ndërsa situata është shqetësuese edhe në pjesë të tjera të Evropës , në Francë, Portugali, Spanjë, Greqi, Gjermani dhe Belgjikë janë shënuar me qindra viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat