Zjarr në Novoselë, shkrumbohet rreth 8 dynym tokë

Shqipëria

Zjarr në Novoselë, shkrumbohet rreth 8 dynym tokë

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 16:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Një vatër zjarri është aktivizuar pranë parcelave me ullinj në Novoselë, pas shinave të trenit.

Bëhet e ditur se në vendin ku ka rënë zjarri është nisur zjarrfikësja me 8 ton ujë dhe katër efektive.

Deri më tani, sipërfaqja e djegur është rreth 7-8 dynym.

Bëhet fjalë për 2 dynym sipërfaqe me vreshta, 25 -30 rrënjë ulliri dhe pjesa tjetër janë shkurre dhe ferra. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat