Po mbytej në det, pushuesit dhe dy roje bregdetare shpëtojnë të riun në plazhin e Spillesë

Shqipëria

Po mbytej në det, pushuesit dhe dy roje bregdetare shpëtojnë të riun në plazhin e Spillesë

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 15:13
I riu pasi u shpëtua nga mbytja

Një i ri është shpëtuar nga rojet bregdetare në plazhin e Spillesë. Mësohet se dy vrojtuesit Festim Sula dhe August Hoxha kanë bërë heroin ditën e sotme, teksa i kanë dhënë ndihmën e parë djalit që rrezikoi të mbytej.

Roja bregdetare, August Hoxha e ka parë të riun teksa po nxirrej nga deti prej pushuesve që i kishin ardhur në ndihmë fillimisht dhe i ka dhënë ndihmën e parë.

Më pas Fabjan Hallullli është transportuar në drejtim të spitalit me ambulancë, me shenja jete.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat