Ambulanca përplaset me një mjet në Tiranë, dëmtohet pacientja që ndodhej në të

Shqipëria

Ambulanca përplaset me një mjet në Tiranë, dëmtohet pacientja që ndodhej në të

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.08.2022, në afërsi të ish-sheshit “Shqiponja”, janë përplasur mjeti ambulancë me drejtues shtetasin E. D., 55 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin F. K., 33 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë pasagjerja që ndodhej në ambulancë, shtetasja K. I., 66 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat