Jorida Tabaku ironizon Ramën: Dikur citoi Kuranin kundër basteve, sot flet për hapjen e tyre

Shqipëria

Jorida Tabaku ironizon Ramën: Dikur citoi Kuranin kundër basteve, sot flet për hapjen e tyre

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 15:15
Jorida Tabaku

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka ironizuar kryeministrin Edi Rama përmes nje shprehjeje që ai vetë e ka përdorur pak kohë më parë, duke cituar Kuranin kundër basteve.

Në një postim në Twitter, Tabaku shkruan se “njeriu që citonte Kuranin për të këqiat e basteve ka lajmëruar diskutimin për rihapjen e tyre”.

“Jam kurioze te di si do ia justifikoje të tijve ndryshimin e mendjes?! Po shqiptarëve që në tetor 2018 u tha se gjithë pronarët e basteve qenë kriminelë?! Cka ndryshuar nga dje?!”, pyet Tabaku.

Kujtojmë që prej muajsh është ndërmarrë një fushatë e gjerë për rihapjen dhe legalizimin e lotarive sportive në vendin tonë.

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, është flamurtari i kësaj fushate. Ditet e fundit, kreu i KOKSH, Fidel Ylli i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të “nxjerrë nga errësira” kompanitë e basteve, të cilat sipas tij po gëlojnë”.

‘Nxiri nga errësira kompanitë e basteve e jepja ato sportit që ne të bëjmë një qendër tjetër olimpike. Për t’i bërë edhe më shumë në qytete të tjera të Shqipërisë. Pra ne nuk mund të kërkojmë lëmoshë buxhetit të shtetit. Unë kam qenë në parlament dhe e di si ndahet buxheti i shtetit. Kërkojmë burme alternative që i merr errësira. Pse duhet të ndodhë kjo? U bë mirë që u mbyllën kam qenë në parlament dhe kam votuar. Ishin bërë si kërpudha në mes të shiut. Por ka ardhur një moment që duhet bërë një studim një hartë. Zoti kryeministër ka e gjithë bota kompani bastesh. Po ne kaq të pasur jemi që këto para t’ja lëmë rrugës. Ne nuk mund të rrimë me atë pallat sporti zoti kryeminitër”, eshte shprehur Ylli me 23 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat