IMT dhe Policia aksion në Durrës për lirimin e hapësirave publike, shemben lokale e struktura metalike

Shqipëria

IMT dhe Policia aksion në Durrës për lirimin e hapësirave publike, shemben lokale e struktura metalike

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Ka nisur prej mëngjesit aksioni për lirimin e hapësirave publike në Durrës, ku morën pjesë forcat e Policisë Bashkiake, efektivë nga Policia e Shtetit dhe punonjës nga IMT.

Bashkia kishte paralajmëruar më herët lokalet për të liruar hapësirat publike të lulishtes, që ishin zënë me tenda, karrige, çadra dhe struktura metalike.

Aksioni ka vijuar qetësisht dhe nuk ka pasur konflikte mes pronarëve të subjekteve dhe forcave të policisë.

Pas lagjes nr.17, aksioni do të vijojë në lulishtet e Mauzoleumit të Dëshmorëve dhe në të gjitha pjesët e tjera të qytetit, për të kthyer hapësirat publike të dedikuara qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat