E premte e zezë! U rrëzua aksidentalisht nga lartësia, vdes 15-vjeçari

Shqipëria

E premte e zezë! U rrëzua aksidentalisht nga lartësia, vdes 15-vjeçari

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 11:33
Mat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mat ku një i mitur ka humbur jetën, ku sipas policisë mësohet se 15-vjeçari me inicialet G. K., dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një vend i thepisur dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja ka nodhur në vendin e quajtur “Stallat e gjakrosës”, buzë lumit të fshatit Urakë.

Njoftimi i plotë:

Mat/informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Stallat e gjakrosës”, buzë lumit të fshatit Urakë,  shtetasi G. K.,15 vjeç,  dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një vend i thepisur dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat