Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, Balluku i kërkon “një dorë ndihmë” Kanadasë

Shqipëria

Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, Balluku i kërkon “një dorë ndihmë” Kanadasë

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 19:04
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka takuar ambasadoren e Kanadasë për Shqipërinë, Elisa Goldberg

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka takuar ambasadoren e Kanadasë për Shqipërinë, Elisa Goldberg. Përmes një postimi në Facebook, Balluku bën me dije se pjesë e diskutimit ka qenë edhe sulmi kibernetik.

Ministrja e Infrastrukturës njofton se ka shprehur gatishmërinë për të mirëpritur mbështetjen e Kanadasë në sigurinë kibernetike.

Balluku: “Kënaqësi të mirëprisja Elisa Goldberg, ambasadoren e Kanadasë për Shqipërinë. Shkëmbyem mendime për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

Si një vend lider në teknologjinë e informacionit dhe sigurinë kibernetike, shpreha gatishmërinë për të mirëpritur mbështetjen e Kanadasë në këtë sektor të rëndësishëm. Diskutuam gjithashtu edhe mbi energjinë, ku dy vendet tona kanë pak a shumë sisteme të ngjashme energjetike dhe në këtë pikë eksperienca dhe ekspertiza e tyre është një ndihmë e vyer per ne. E bindur se në të ardhmen e afërt do të kemi një bashkëpunim akoma edhe më të mirë mes dy vendeve tona.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat