Deputeti i PD-së merret në pyetje nga prokurorët e SPAK: Dhashë shpjegime në cilësinë e personit që kam dijeni për…

Shqipëria

Deputeti i PD-së merret në pyetje nga prokurorët e SPAK: Dhashë shpjegime në cilësinë e personit që kam dijeni për…

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 13:00
Deputeti i Partisë Demokratike, Zef Hila

Deputeti i Partisë Demokratike, Zef Hila është paraqitur paraditen e sotme në zyrat e SPAK. Pas marrjes në pyetje nga Prokurorët, Hila është shprehur për gazetarët se ma dhënë shpjegime për një çështje nën hetim, në cilësinë e personit që ka dijeni.

“Dhashë shpjegime për një çështje nën hetim, në cilësinë e personit që kam dijeni”.

Por kjo nuk është hera e parë që deputeti shkon në instucionin e drejtësisë. Ai u paraqit në SPAK edhe në 21 shtator të këtij viti.

Kujtojmë që sot në SPAK u  thirr edhe kryetari i bashkise se Vlorës Dritan Leli.

Sipas gazetares së Panorama, Nikoleta Kovaçi, Leli është paraqitur në ambietet e SPAK rreth orës 10 të paradites.

Kohët e fundit shume politikan janë thirrur nga SPAK per te dëshmuar per çështje te ndryshime qe janë ne hetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat