​ERE në Shqipëri vendos: Rritje të çmimit mbi fashën 800 kilovatë për nëntor-dhjetor

Shqipëria

​ERE në Shqipëri vendos: Rritje të çmimit mbi fashën 800 kilovatë për nëntor-dhjetor

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Enti rregullator i Energjisë ka marrë vendimin për vendosjen e fashës së konsumit të energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët familjarë që harxhojnë më shumë se 800 kilovat në muaj. Sipas vendimit duke filluar nga data 1 nëntor çdo familje e cila konsumon më shumë se 800 kWH energji elektrike në muaj do ta paguajë pjesën e harxhuar mbi këtë fashë me çmimin e ri, 44 lekë për kilovat/orë. Vendimi përfshin muajt nëntor-dhjetor, pas kësaj periudhë do të rishikohet përsëri ky çmim.

ERE njofton se çmimi i furnizimit me energji elektrike për konsumatoret që konsumojnë mbi fashën e konsumit 800 KW, do të mbetet objekt rishikimi periodik. “Për të gjithë konsumatorët familjarë që furnizohen nga Shërbimi Universal (FSHU sh.a.). ERE ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë të shërbimit universal, kostot e furnizimit sipas kostove të burimit të sigurimit të energjisë.

Vendimi i Brodit të ERE-s nr. 242 datë 23.09.2022, i ndryshuar me vendimin e Bordit nr.254 datë 07.10.2022, qëndron në fuqi për muajt nëntor – dhjetor 2022, dhe këto çmime mbeten të aplikueshme, ashtu si përcaktuar në vendim, për periudhën 1 nëntor 2022 – 31 dhjetor 2022.

Siç theksuar dhe më parë nga vendimmarrja e ERE-s, çmimi i furnizimit me energji elektrike për konsumatorët që konsumojnë mbi fashën e konsumit 800 KW, do të mbetet objekt rishikimi periodik, bazuar në kërkesën FSHU sh.a., vendimet e Asamblesë së KESH sha, si dhe vlerësimet e ERE-s, nëpërmjet të cilave do të vlerësohen ndryshimet në çmimin e shitjes se energjisë elektrike për konsumatorët fundorë të shërbimit universal”, thuhet në deklaratën e ERE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat