​Akademia e Shkencave të Shqipërisë, marrëveshje bashkëpunimi me simotrën rumune

Shqipëria

​Akademia e Shkencave të Shqipërisë, marrëveshje bashkëpunimi me simotrën rumune

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 13:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Akademia e Shkencave të Shqipërisë nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave të Rumanisë. Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Skënder Gjinushi, shprehu vlerësimin ndaj mikpritjes së treguar në ambientet e Akakademisë së Shkencave të Rumanisë, Bukuresht, si dhe vullnetit të ASHR për të vazhduar traditën e hershme bashkëpunuese të dy vendeve.

“Kjo vizitë dhe ky dokument është vetëm pikënisja për suksese të mëtejshme”, u shpreh akad. Gjinushi.

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Rumanisë, akad. Ioan Aurel Pop, u shpreh gjatë takimit, që marrëdhëniet mes dy vendeve janë të hershme. Shumë studiues shqiptarë dhe albanologë të shquar kanë lënë gjurmët e tyre dhe kanë kontribute në Rumani. Ai theksoi, se ndjehet krenar që nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit shkencor ndërakademik dhe që është i bindur në rezultatet pasuese të këtij dokumenti.

Në takim u përmend se studiues rumunë, albanologë kanë dhënë kontribute me vlerë në vendin tonë, veçanërisht tek muzika e himnit kombëtar, e krijuar nga kompozitori rumun Ciprian Porumbescu. Gjithashtu u përmend se ASH ka në rrethin e saj dhe anëtar nderi rumunë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat