Padi në Gjykatën Kushtetuese/ Bardhi dorëzon kërkesën për mandatin e ministres Xhaçka

Shqipëria

Padi në Gjykatën Kushtetuese/ Bardhi dorëzon kërkesën për mandatin e ministres Xhaçka

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 10:08
Padi në Gjykatën Kushtetuese/ Bardhi dorëzon kërkesën për mandatin e ministres Xhaçka

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike I është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ndërprerjen e mandatit të ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.

14 deputetë të Partisë Demokratike i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën vendimin për miratimin e raportit të mazhorancës në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit për kërkesat mbi ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimin e mandatit të deputetes.

Ishte deputeti demokrat, Gazment Bardhi që dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese padinë këtë të premte.

“1. Zgjidhja e konfliktit te kompetencave ndërmjet Kuvendit te Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, jo me pak se 1/10 e
deputeteve.
2. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetuten e Republikës se Shqiperise, te vendimit nr. 83, date 17.11.2022 “Për mosmiratimin e raportit te pakices ne Keshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit per kerkesën mbi ndjekjen e procedures parlamentare per konstatimin e pavlefshmerise dhe mbarimit te mandatit te deputetes Znj. Olta Xhaçka”, te Kuvendit te Shqiperise.
3. Deklarimin si te papajtueshëm me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, te vendimit nr. 84, date 17.11.2022 “Per miratimin e raportit te mazhorances ne Keshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit per kërkesat mbi ndjekjen e procedures parlamentare për konstatimin e pavlefshmerise dhe mbarimin e mandatit te deputetes”, sipas dokumentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat