Reshjet në vend, Balla: Gjithë hidrovorët në Qarkun e Fierit deri tani paraqiten në kuota normale

Shqipëria

Reshjet në vend, Balla: Gjithë hidrovorët në Qarkun e Fierit deri tani paraqiten në kuota normale

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar lidhur me situatën e reshjeve të vend.

Balla përmes një postimi në rrjetin social facebook shkruan se Shtabi i Emergjencave është në komunikim të vazhdueshëm me bashkitë, strukturat e Emergjencave Civile, Bordin e Kullimit dhe OSHEE.

Ndërsa situata meterologjike vijon të jetë e ngarkuar, me reshje të shtuara dhe erëra të forta, të gjithë hidrovorët në Qarkun e Fierit deri tani paraqiten në kuota normale. Shtabi i Emergjencave është në komunikim të vazhdueshëm me bashkitë, strukturat e Emergjencave Civile, Bordin e Kullimit dhe OSHEE”, shkruan Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat