U kap sot për laboratorin e drogës në Fier, kush është Klajdi Kodra, i përfshirë në plagosje e tentativa vrasjeje

Shqipëria

U kap sot për laboratorin e drogës në Fier, kush është Klajdi Kodra, i përfshirë në plagosje e tentativa vrasjeje

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 19:05
Klajdi Kodra

Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar në një aksion madh të policisë malazeze dhe asaj shqiptare, si dhe DEA-s amerikane. 

Mësohet se rreth 400 kg pleh kimik ka ardhur nga Mali i Zi në Shqipëri e përzier me kokainë.

Ndërsa është zbuluar edhe laboratori i përpunimit të drogës është i lokalizuar në Fratar të Fierit, ndërsa janë arrestuar 15 persona, ku katër të arrestuarit në Tiranë sot janë pjesë e këtij grupi.

Në këtë operacion janë vënë në pranga 4 persona, të cilët qarkullonin me një automjet me 2 armë zjarri pistoleta.

Mes tyre është edhe Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i cili është i njohur për policinë pasi Klajdi Kodra është autori i plagosjes së 19-vjeçarit Reginaldo Kaçorri në 27 maj 2021.  

Ngjarja ndodhi në një lokal kur ka nisur edhe sherri mes tyre për motive banale dhe persona e nisën sherrin nisur me grushte e shkelma ndërsa më pas ka avancuar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Po ashtu, Klajdi Vrioni Kodra, akuzohej se ishte një nga organizatorët e atentatit te “Komuna e Parisit”, ku mbeti i plagosur Mariglen (Lorenc) Hoxha.

Klajdi Kodra po ashtu është person i dënuar më parë me burg për një ngjarje në vitin 2016, pasi akuzohet se plagosi dy vëllezër po te “Komuna e Parisit”.

Kodra është plagosur edhe vetë në vitin 2013 pranë Liqenit Artificial, në atë cka dyshohet se ishte një konflikt banal i rastit.

Ndërkohë, Klajdi Vrioni (Kodra) ka rënë sërish në prangat e policisë lidhur me laboratorin e drogës në Fier, ku janë ndalaur edhe persona t ë tjerë në një operacion të zhvilluar nga policia shqiptare, ajo malazeze dhe DEA amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat