Makinat përplasen me njëra-tjetrën në aksin Kavajë – Rrogozhinë, tre të plagosur

Shqipëria

Makinat përplasen me njëra-tjetrën në aksin Kavajë – Rrogozhinë, tre të plagosur

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 22:04
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë tre të plagosur ka ndodhur këtë të diel në mbrëmje në aksin rrugor Kavajë – Rrogozhinë.

Dy mjete janë përplasur me njëra – tjetrën në fshatin Gosë.

Të lënduar kanë mbetur 26-vjeçarja me inicialet O.K., 40-vjeçari me inicialet F.B. dhe bashkëmoshatari i tij, shtetasi me inicialet I.Xh.

Një tjetër aksident është shënuar në kryeqytet, në zonën e Unazës së Re. 59-vjeçari me inicialet S.V. ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është plagosur dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat