Xhaçka pas takimit me Dendias:Vullnet nga të dy palët për ta dërguar çështjen e detit në Strasburg

Shqipëria

Xhaçka pas takimit me Dendias:Vullnet nga të dy palët për ta dërguar çështjen e detit në Strasburg

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 10:41
Olta Xhaçka

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka vizituar ditën e sotme Tiranën për të vijuar negociatat për çështjen e detit.

Në konferencën e përbashkët me ministrin grek Xhaçka u shpreh mes vende ka mirëkuptim për të gjitha çështjet, duke u ndalur edhe tek çështja e detit për të cilën tha se palët kanë rënë dakord  për Gjykatën Ndërkombëtare.

“E konsiderojmë Greqinë  një mik të çmuar dhe partner të besueshëm në rregën e integrimit Europian. Jemi të një mendje se marrëdhëniet shqiptaro –greke duhet të zhvillohet në rrugën e fqinjësisë së mirë. E lumtur që kemi mirëkuptim për të trajtuar çështjet sado të vështira. Një nga çështjet e trajtuar ishte kufizimi i zonave detare. Të dyja palët kanë vullnet për dërgimin tek gjykata ndërkombëtare”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat