“Ai ndërtim nuk do pranohet kurrë, do rrafshohet”- Berisha për Teatrin e ri: Varrosje e kushtetutshmërisë së vendit

Shqipëria

“Ai ndërtim nuk do pranohet kurrë, do rrafshohet”- Berisha për Teatrin e ri: Varrosje e kushtetutshmërisë së vendit

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 12:36
Sali Berisha

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për projektin e ri të Teatrit Kombëtar, duke paralajmëruar se ai nuk do të pranohet, por se në vendin ku u shemb, Teatri do ndërtohet si ka qenë.

I pyetur pse PD nuk beri tentativa për ta ndaluar atë projekt dhe se çfarë nënkuptohet me deklaraten se ai projekt nuk do pranohet, Berisha tha:

“Do rrafshohet, po të duan le ta ndërtojnë ku të duan, por aty do ndërtohet sic ka qenë. Ai do rrafshohet dhe do i lëshojë rrugën teatrit sic ka qenë”.

Berisha: Java kishte një ngjarje tjetër shumë të rëndë e të shëmtuar, Rama dhe Veliaj në kundërshtim me vendimin e GJK duke shkelmuar cdo parim, morën përsipër, besojnë se e varrosën, dosjen e teatrit. Aktin më të shëmtuar më antikombëtar që ka ndodhur në vitet e fundit.

Akti i Ramës dhe Velisë ishte varrosje e kushtetutshmërisë së vendit, një grusht për cdo qytetar shqiptar. Unë u them atyre se ai ndërtim nuk do pranohet kurrë. E se përballja me regjimin do ketë një objektiv tjeter madhor, rivendosjen e kushtetutës, mbrojtjen e vendimit të GJK.

Rindërtimin e Teatrit si ka qenë në vendin ku ai ishte.

Regjimi ka humbur cdo moral, parim e ligj dhe se revolucioni demokratik është i pashmangshëm, jetik e vendimtar për shpëtimin e Shqipërisë.

Berisha: SPAK, i implikuar në aferën e inceneratorëve

Kreu i PD ka bere nje akuze tjeter te rende kur tha: “SKAP është i implikuar direkt në këtë aferë dhe kjo provohet nga qëndrimi që është mbajtur me faturat e fshehura të njërit prej bosëve më qendror të aferës. Faturat e Arben Ahmetajt.

I cili, thotë se nuk e njoh Klodian Zoton, pavarësisht se ishte në makinë me të, kur u përmbys, por pretendon se kjo ia humbi memorien dhe nuk i vjen në memorie Klodian Zoto.

Klodian Zoton e ka pasur menaxher të Hermesit, kompanisë me të cilën ai ka vjedhur 13 miliardë impulse nga Albtelekomi, një shumë prej 13 milionë eurosh.

Ky ka qenë menaxheri Klodian Zoto, të cilin trauma ia ka fshirë nga memoria.

Nëse ka një binom të pandarë, absolut në aferën e SKAP-it, është binomi Rama-Agaçi, Ahmetaj-Zoto.

I siguroj qytetarët se kjo çështje do jetë çështje madhore e revolucionit demokratik dhe drejtësisë pas triumfit të PD”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat