Nata e ndërrimit të viteve trondit qytetin shqiptar, i vendoset tritol për herë të dytë banesës së tregtarit

Shqipëria

Nata e ndërrimit të viteve trondit qytetin shqiptar, i vendoset tritol për herë të dytë banesës së tregtarit

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e ndërrimit të viteve në Lushnje në banesën e Altin Lamçes.

Është hera e dytë që vendoset tritol në banesën e tregtarit të fruta-perimeve.

Lushnjë /Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në dy automjetet e parkuara. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Më 1 nëntor 2022 lënda plasëse shkatërroi makinën e parkuar në oborr dhe theu xhamat dhe dyert e shtëpisë private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat