Krifca: Eksportet ishin kali ynë i betejës

Shqipëria

Krifca: Eksportet ishin kali ynë i betejës

Më: 13 janar 2023 Në ora: 11:37
Frida Krifca

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca po mban një konferencë për të bërë bilancin e vitit që lamë pas dhe për pritshmëritë e 2023-it. Ministrja u shpreh se ka qenë një vit rezistence por me një bilanc pozitiv falës punës së ministrisë së Bujqësisë për t’i ardhur në ndihmë këtij sektori sidomos pas vështirësive prej luftës në Ukrainë.

“Kemi një kontribut pozitiv të bujqësisë në prodhimet e brendshme bruto me 0.05 për qind. Punësimi është rritur në bujqësi gjatë tremujorit të tretë me 6.5 për qind. Rritja e pagës mesatare prej 15.7 për qind në tre mujorin e tretë. Sektori është shumë herë më i formalizuar se një vit më parë.

Kemi një numër në rritje të fermerëve me NIPT, 85 mijë. Të dhënat paraprake flasin për një stabilitet të prodhimit dhe një rritje të lehtë. Krahasuar me 2021, kemi ecuri pozitive me rritje të parashikuar si te gruri me 4 për qind, ulliri që ka pasur ecuri fantastike me 39 për qind., tha ministrja.

Duke u ndalur te eksportet, ministrja tha se ishte “kali i betejës” për vitin 2022. “Kemi rritje me 18 për qind në vlerë dhe 15.6 për qind në sasi krahasuar me 2021. Struktura e eksportit ka pësuar ndryshim cilësor si dëshmi e vlerës së shtuar”, tha ajo.

Më tej, ministrja u shpreh se një ndër faktorët që kanë ndikuar në nxitjen e eksporteve kanë qenë skemat e mbështetjes së ministrisë duke filluar nga ndërtimi i infrastrukturës për lehtësimin e eksportit, pikat e grumbullimit, shumëfishimit të kapaciteteve mbrojtëse etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat