​Ura e madhe e Kukësit mbi Drin realizohet plotësisht deri në pranverë

Shqipëria

​Ura e madhe e Kukësit mbi Drin realizohet plotësisht deri në pranverë

Më: 22 janar 2023 Në ora: 10:38
Ura e madhe e Kukësit mbi Drin

Ura e madhe e Kukësit mbi Drin, pjesë e rrugës së Kombit pritet të realizohet plotësisht deri në pranverë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau pamje të punimeve në këtë urë, teksa bëri të ditur se, kjo urë ka një arkitekturë e strukturë të veçantë prej çeliku varur në 310 metër gjatësi.

Ura e re e Kukësit do të ketë dy bazamente prej betoni në brigjet e liqenit, ndërsa gjatësia e saj do të jetë konstruksion metalik, me një hark të madh pa këmbë të ndërmjetme.

Ura e Madhe e Kukësit do të bashkojë brigjet e Drinit në Rrugën e Kombit.

Ajo do të zëvendësojë urën e vjetër ekzistuese që ka më shumë se 45 vite që mban ‘mbi supe’ me mijëra mjete përgjatë viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat