Arrestohet inxhinieri i OSHEE në Tiranë, ja për çfarë akuzohet

Shqipëria

Arrestohet inxhinieri i OSHEE në Tiranë, ja për çfarë akuzohet

Më: 22 janar 2023 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë kërkoi arrest në burg për shtetasin B.Ll., 46 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier elektrik i OSHEE-së, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga hetimet disa mujore me metoda speciale për procedimin penal 6738/22, rezultoi se 46-vjeçari, gjatë ushtrimit të detyrës iu instalonte shtetasve, në ambiente të ndryshme, matës energjie elektrike, kundrejt shpërblimeve të konsiderueshme.

Nga hetimet, rezultoi se shtetasi B.LL. ka marrë 150.000 lekë për vënie aparati matës kur tarifa është 24.000 lekë.

Aparati matës është vënë nga elektricist B.A., që është faturist dhe nuk ishte i zonës ku vendosej aparati matës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat