John Bolton: Shqipëria ka bërë gjënë e duhur që strehoi opozitën iraniane

Shqipëria

John Bolton: Shqipëria ka bërë gjënë e duhur që strehoi opozitën iraniane

Më: 23 janar 2023 Në ora: 12:55
John Bolton

Gazeta “SOT”, po sjell pjesën e dytë të intervistës ekslusive për “Fokus”, të ambasadorit dhe diplomatit të njohur, Xhon Bolton, njëherësh ish-këshilltar i Presidentit Donald Trump, të dhënë pak ditë më parë për gazetarin Robert Papa. Gazeta e nxori pjesën e parë të intervistë, ndërkohë që sot po ndan me publikun pjesën e dytë të intervistës ekslusive për “Fokus”, teksa ambasadori Bolton theksoi rrezikun e madh që vjen nga Kina. Mes të tjerash, ai u ndal në braktisjen e opozitës iraniane që strehohet në Shqipëri.

-Robert Papa: A mund ta sulmojë Kina Tavanin?

Xhon Bolton: Dëshira e tyre është ta vënë Tajvanin nën kontrollin e tyre. Ata nuk duan ta kthejnë Tajvanin në gërmadha. Kushdo që ka qenë atje e di se sa vend  i zhvilluar në prodhim dhe aftësi është. Ata duan që e gjithë ajo të funksionojë atje, sidomos fabrika e gjysmëpërçuesve.

Robert Papa: Po lidhjet e Pekinit me Moskën?

Xhon Bolton: Kina ka mbështetjen e Rusisë. Institucionet financiare ruse nën sanksione po lëvizin valutë mes sistemit kinez. Kina është më shume se e lumtur të blejë naftë ruse. Rusia nuk e shet dot në Europë, por India si Kina po blen shumë naftë dhe gaz rus. Kina është e përgatitur për mbështetje politike ndaj Rusisë në Këshillin e Sigurisë. Putin dhe Shi folën para Krishtlindjeve dhe ende flasin për të zgjeruar aleancën. Kinezët do ishin më të lumtur nëse Rusia do e kishte mbyllur për disa javë luftën në Ukrainë, por ata nuk do e ndajnë vetën nga Rusia. Kinezët jane në pozitat ku duan të jenë. Gjërat po lëvizin në drejtimin e tyre. Disa nga izolacionistët thonë se Kina është një kërcënim e duhet të bëjmë diçka, ndaj kryeministri japonez  ishte në Uashington. Sipas Uashington Post ka disa çështje që do diskutonin dhe japonezët nuk po presin SHBA të tregojë lidership,ndaj  dy javë më parë qeveria e Kashidës lajmëroi se do dyfishojë buxhetin e mbrojtjes, nga 1 % do shkojnë në 2% të GDP, aq sa kërkohet për vendet e NATO-s. Nëse  Japonia e arrin këtë për 5 vjet, Japonia do ketë ushtrinë  e 3 të më të fuqishme në Botë,pas SHBA dhe Kinës. Mendojnë se paqja arrihet mes forcës. Ka shumë për diskutim se si të përballemi me kërcënimin kinez. Nuk është vetëm kërcënim ushtarak apo politik. Është edhe ekonomik.  Kam rishikuar zhvillimin e Kinës  për kohë të gjatë. Besoj se nga vitet 90, Ten Zhao Ping, e mënjanoi filozofinë marksiste, por ishin autoritarë. Ai thoshte  se “ nuk ka rëndësi nëse macja është  e kuqe apo e zezë, rëndësi ka të kapë miun. Është e lavdishme të jesh i pasur dhe kapitalistët mund të hyjnë te partia komuniste. Nuk kemi ndërruar mendjen edhe pse po braktisim marksizmin për me shumë treg  të lirë”. Po të shikoni aktivitetin e 4 viteve të fundit nga Shi Xhi Ping mendimet e tij janë të njëjta me të Mao Ce Dunit, të cilat ishin  njësoj me Leninin dhe Marksin. Ata flasin për ricentralizmin e pushtetit ekonomik dhe politik.  Pra, ata ende besojnë te kjo ideologji. Është evoluar në 30 vitet e fundit, nuk është vetëm version kinez i autoritarizmit, por edhe marksizëm kinez. Ketë ideologji duhet ta marrim në konsideratë. Mendoj se zgjedhjet e vitit 2024 do jenë më shume rreth sigurisë kombëtare të Amerikës, ashtu si mbas sulmit të 11 shtatorit ose si në ditët e luftës së ftohtë. Njerëzit do shikojnë ndaj ndikimit të luftës në Ukrainë dhe kërcënimit kinez. Ndaj  subjekti dhe roli në të kaluarën e izolacionizmit. ka rëndësi.

-Robert Papa: Duket se administrata Biden po i braktis iranianët azilantë në Shqipëri?

Xhon Bolton: Qeveria shqiptare bëri gjënë e drejtë që i strehoi dhe besoj se do vazhdojë t’i strehojë. Biden ka gabuar më politikat ndaj Iranit. Çdo pazar me ata nuk ka vlerë. Duhet mbështetur opozita. Dihet se çfarë regjimi ka në Iran. Diktaturë teokratike, ushtarake. Për Biden që don të kthehen në negociata për pazarin bërthamor, është një pikë ku të kuptojnë natyrën e regjimit. Çdo pazar që do bëni nuk ia vlen me ata. Demonstrata që pamë 3 muajt e fundit, iu shtuan pakënaqësisë ekonomike, në 7 vitet e fundit. Të dukshme më 2019 kur qeveria i shtypi me dhunë. Demonstratat e reja  ishin drejt ndaj ideologjisë së regjimit. Nuk është thjesht për kodin e veshjes. Ajatollahët japin fjalën e zotit, që duhet të zbatohet nga masat. Por 50% e popullsisë, femrat thonë ju nuk mund të na flisni në emër të zotit, ne do veshin çfarë duam të veshim. Pasi ç’bllokojnë këtë përplasje, njerëzit do kenë opinione. Justifikimi për  mos demokraci në Iran, është se ne e dimë fjalën e zotit, ju nuk mund ta debatoni. Kur ata fillojnë ta debatojnë, çdo gjë është në tavolinë. Si mund ta ndalojmë ndihmën e Iranit ndaj Rusisë? Përmbysni regjimin në Iran. Ndihmo opozitën. Pajisje komunikimi, akses te interneti për komunikim me diasporën. Si mund t’i ndihmojmë. E mrekullueshmja është se nuk ka koordinim qendror. Jo kontroll komandimi. Nisi, kudo spontanisht. Por lajmi i keq se nuk ka komandë kontrolli. Regjimi ka monopolin e dhunës dhe opozita  ka nevojë për ndihmë të reagojë. Është diçka që nuk e ka pakënaqësia ekonomike, çdo gjeneral dhe oficer në ushtri dhe gardën revolucionare, ka një nënë. Shumë prej tyre kanë gra dhe motra. Shumë kanë vajza. Imagjinoni çfarë dëgjojnë çdo nate në shtëpi nga gjithë femrat e familjeve. Ndaj është kërcënim direkt ndaj regjimit. Nuk them se regjimi do bjerë pas 30 ditësh, askush nuk e di. Përdorimi i forcës ndaj grave dhe të rinjve nuk duhet nënvlerësuar, por mendoj se regjimi është më shumë i kërcënuar se sa në vitin 1979

-Robert Papa: Ju keni shkruar për izolacionizmin amerikan në National Rivju javën e kaluar. A mbetet rrezik, ideologjia e izolacinizmit?

Xhon Bolton: Ka izolacionistë nga të dy krahët e spektrit politik. Republikanët thonë se duhet të përqendrohemi te vendi ynë dhe të mos mendojmë fare për pjesën tjetër të botës. E majta mendon se OKB do të kujdeset për  Botën, izolocianistët e djathtë as duan t’ia dinë se kush do kujdeset për botën. Ky nocion qëndron mbi filozofinë themeltare. Kjo ndodh prej një shekulli. Amerika ekzistonte në një botë të përsosur mbrojtur nga dy oqeane. Nuk donim t’ia dinim për pjesën tjetër të botës, derisa Uillson  i pasur nga Teodor Ruzevelt u zhytëm te klithmat e ndërkombëtarizmit në shekullin e 19-të,dhe prej kësaj duan të tërhiqen izoluesit e sotëm. Një shikim i gabuar i historisë amerikane. Mund të jetë dëshpëruese për disa europianë, por  unë mendoj se Amerika qysh nga fillimi e ka cytur veten drejt Botës, edhe pse Bota mund të mos ishte e interesuar. Pas Traktatit të Versajës 1783, konfirmuam Pavarësinë tonë. Financuesit e revolucionit amerikan  së bashku, nisën një anije, e quajtur “Perandorja e Kinës”, që   lundroi më  1784 drejt Kinës duke bërë paraqitjen e parë si amerikane atje. Luftuam një lufte detare me Francën më 1790. Ne amerikanët, luftuan piratët në  Afrikën Veriore që nga 1801 e më vonë, sepse europianët nuk e bënin dot, paguan tribute. Ne nuk e pranuam, thamë miliona për mbrojte as një qindarkë për tribute dhe pengmarrje. Qysh herët, ne po luftonin në Afrikën Jugore. Që nga guvat e Montezumës der te brigjet e Tripolit, qysh me 1801. Tej kësaj, në blemë Luizianën prej francezëve më 1803 duke dyfishuar  sipërfaqen e vendit. Luftuan me 1812 duke konfirmuar pavarësinë tonë duke mundur britanikët edhe pse pas Traktatit të Paqes, duke shkatërruar britanikët në betejën e Nju Orlinsit. Pastaj, luftën me Meksikën, ndamë me britanikët veriperëndimin e kontinentit, për të stabilizuar kufirin verior. Më 1883 blemë sipërfaqe të madha toke për të ndërtuar një hekurudhë. Luftuam luftën civile 1877, blemë Alaksën nga Rusia. Ja vlejti, sidomos  gjatë Luftës së Ftohtë. Pastaj patëm një periudhë madhore industrializimi, duke zgjeruar tregtinë qark Botës. Në fillim të viteve 800 kishim një skuadrilje në paqësor edhe  pse nuk kishim shtete në oqeanin paqësor. Ne fituam një betejë në Sumatra, 1830. Kishim skuadrilet  juglindore. Ishim kudo në Botë. Për të marrë Havajin që të mos e merrnin britanikët. Ngritëm sistemin e mbrojtjes kontinentale. Më 1898 luftuam mbetjet e perandorisë spanjolle dhe i mundëm ata në Kubë. Fituam në Guam, Filipine dhe Porto Riko. Të gjitha këto, ndërsa Uillson jepte leksione në Universitetin e Princtonit. Ky ishte shikimi i botës nga Teodor Ruzevelti ndryshe nga shikimi uillsionian, kjo ndërton tonin për republikanët dhe politikën e jashtme të konservatorëve. Uillsion është themeluesi i liberalizimit  botëror. Ishte Uillson që tha se në do të luftojmë në Luftën e parë  Botërore, ta bëjmë Botën më të sigurtë për demokracinë,Teodor Ruzevelt kishte një përgjigje: së pari ne duhet ta bëjmë botën e siguritë për veten tonë. Ai tha se  kjo është  lufta e Amerikës, po nuk luftuam tani, do luftojmë më vonë. E quaj Lalvin- Kulixh histori se është  gjithë nocioni se duhet të rrimë në shtëpi pranë zjarrit. Ne nuk po trazoheshim nga bota, ne po i trazonim ata. Ky debat ka shumë rrënjë në historinë amerikane. Izolacionistët e sotëm, unë mendoj , sidomos nga ana e republikanëve, nuk e vlerësojnë këtë histori,nuk e kuptojnë  se çfarë duhet të bëjnë analizë strategjike. Nuk harxhojnë kohë rreth kësaj. Argumentet e tyre janë sipmliste, dhe thonë se ne nuk kontrollojmë kufirin jugor,pse duhet të shqetësohemi për kufirin e Ukrainës? Se dështimi i një politike të jashtme në kufirin jugor ka lidhje më dështimin e nje sfide tjetër , te sulmi i paprovokuar prej Rusisë. Ata thanë po shpenzojmë shumë para tej oqeanit se sa ti shpenzojmë këtu. Për republikanët  është ironike, ata nuk duan të shpenzojmë as  brenda SHBA-së. Është çështje përparësish. Këtu duket ndikimi i Donald Trumpit ndaj partisë, jo në rrugë parimore, por ndikon te ata që tregojnë besnikëri ndaj Trumpit. Dhe kjo është një ironi sepse ndikimi i tij te partia republikane po zbehet. Politikisht, ai është në rënie dhe s’do jetë nominim i partisë për 2024. Ne duhet të flasim për çështjen e izolocianizmit dhe duhet të debatohet në primaret e 2024. Shembulli i dështimit të izolimit  të Trumpit, është vendimi që u vijua nga Biden, për t’u tërhequr nga Afganistani si dhe NATO, gjithashtu. Na dëmtoi në monitorimin e aktiviteteve terroriste në Afganistan dhe  aktivitetet bërthamor në Pakistan dhe Iran. Duke hapur atë pjesë për depërtimin rus dhe kinez. Çdo vakum që krijojmë, dikush do ta mbushë. Duke ofruar parajsë për terroristët dhe duke e lënë popullin nën tiraninë e teologëve. Izolacionalizmi, këtë sjell. Fut Amerikën dhe miqtë nën rrezik të madh. Thonë se në Irak, Trump donte ta përfundonte luftën pa fund. Obama donte gjithashtu, ai ishte izolocionalist demokrat, ai e quante Luftë e Përhershme, ai tërhoqi gjithë trupat më 2011, por i ktheu pas disa vitesh , ku janë ende prej rrezikut nga ISIS. Pasojat po i shikojmë ende sot. Një shembull që Trump nuk ka ndërruar mendim, ai ende beson se marrëveshja me Iranin ishte ide e keqe dhe shikohet me izolimit absurd të Partisë Republikane. Trump thotë se nuk e pëlqej marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe askush nuk e kundërshton te Partia Republikane dhe ka kundërshtim të madhe te demokratët të kthehen të pazari i 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat