I dënuari godet policin në burgun e Drenovës

Shqipëria

I dënuari godet policin në burgun e Drenovës

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Një i dënuar për vrasje ka goditur punonjësin e policisë së burgut të Drenovës.

Sipas informacioneve, i dënuari është Osman Vani, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm për veprën penale të vrasjes.

Këtë të mërkurë paradite, ai ka goditur policin Erjon Çekiçi.

Polici ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat