Berisha: Këtë gjë do të bëjmë edhe kundër këtij regjimi stalinist, do të shmangim gjakderdhjen dhe do të firmosim fitoren

Shqipëria

Berisha: Këtë gjë do të bëjmë edhe kundër këtij regjimi stalinist, do të shmangim gjakderdhjen dhe do të firmosim fitoren

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 19:02
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se askush nuk mund të vërë në dyshim suksesin e revolucionit paqësor, pasi sipas tij, shumica e regjimeve në mbarë botën janë rrëzuar me këto forma protestash.

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me krerët e degëve të Tiranës, ku tha se me këtë revolucion që ka nisur opozita do të shmangë gjakderdhjen dhe do të firmosë fitoren kundër qeverisë.

Berisha shtoi se protesta tregoi përpara mbarë botës fytyrën e vërtetë të kryeministrit Edi Rama, që sipas tij, korruptoi izh-zyrtarin e lartë të FBI-së për ta përdorur si vrasës me pagesë kundër opozitës.

“Rama kishte korruptuar dhe kishte porositur si vrasës me pagesë kundër opozitës McGonigal-in. Nuk kishte sukses më të madh në arenën ndërkombëtare sesa protesta jonë. E përcollën të gjitha mediat e botës. Ne bëmë një gjë të jashtëzakonshme, treguam se këtu ka një pupull që nuk pajtohet kurrë me aktet kriminale të Ramës. Është i gatshëm të arkivojë këtë kriminel që rekruton kryezbuluesin e SHBA-ve për të na luftuar ne, për të luftuar opozitën, pasi sipas tij, vendi nuk duhet të ketë opozitë.

Secili nga ata që mori pjesë në protestë i ka bërë një shërbim të madh Shqipërisë dhe kombit. Ne thamë dje se protesta ishte sipari i revolucionit tonë demokratik dhe paqësor. Ata të cilët para protestës u zhdukën si minjtë nga frika e tmerri, kur panë që ne u shpërndamë të qetë, dolën nga ishin futur dhe nisën të thoshin “ku është revolucioni”. Menduan se në këtë mënyrë do të zhvlerësonin protestën tonë. Përkundrazi, treguan vetëm tronditjet e mëdha që kanë pësuar, por nuk cënuan suksesin e jashtëzakonshëm të saj. Një revolucion paqësor është paqësor. Ata që shprehin dyshime dhe mosbesim ndaj revolucioneve paqësore e demokratike, i ftoj të lexojnë.

Jo në një ditë, në një javë e as në një muaj. Me revolucion paqësor Mahatma Gandi përmbysi regjimin në Indi. Me revolucion paqësor u përmbysën shumica e klikave komuniste. Ata që vënë në dyshim suksesin e revolucionit paqësor, ose janë naivë, ose të etur për gjak. Kemi bërë një revolucion ndaj regjimit më stalinist të Europës. Shmangëm gjakderdhjen dhe firmosëm fitoren. Këtë gjë do të bëjmë edhe me këtë regjim stalinist. Do të shmangim gjakderdhjen dhe do të firmosim fitoren. Duhet t’i besojmë të gjithë këtij misioni. Dje unë bëra bashkë me ju një tur me simbolikën e tij. Institucioni i parë ishte Parlamenti, i cili është sot vegël e një njeriu, Edi Ramës.

Nga tempull i demokracisë që duhet të jetë, ku opozita në emër të atyre që e kanë votuar, duhet të paraqesë alternativën dhe të bëjë kontrollin e qeverisë. Rama i asgjëson këto dyja duke shkel Kushtetutën dhe ligjet. Komisionet hetimore bllokohen. Kurrë ndonjëherë, as në 91-shin, Parlamenti nuk ka qenë në këtë gjendje. Ai është Parlamenti i krimit monstruoz kushtetues. Ti mohosh një opozite legjitime të drejtën e fjalës, shkelmon mbi votën e 620 mijë qytetarëve që kanë votuar kundër qeverisë”, u shpreh Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat