“Sipas Kanunit 1 femër lahet me 7 meshkujt”- I afërmi i Etleva Kurtit paralajmëron gjakmarrje

Shqipëria

“Sipas Kanunit 1 femër lahet me 7 meshkujt”- I afërmi i Etleva Kurtit paralajmëron gjakmarrje

Më: 3 mars 2023 Në ora: 17:52
I afërmi i Etleva Kurtit

I afërmi i Etleva Kurtit, të cilës iu mor jeta nga autori i masakrës së trefishtë në Tiranë më 1 mars, Dan Hutra, ka paralajmëruar se familja e tyre do të hakmerret për të larë gjakun e vajzës së re.

Në një intervistë për mediat, ai iu referua Kanunit, sipas të cilit tha se gjaku i një femre lahet me 7 meshkujt.

“Shteti mund të bëjë punën e tij”- tha ai, por paralajmëroi gjakmarrje kur u shpreh se “t ë tjerët që jetojnë pas Dan Hutrës do ta marrin parasysh, i çojmë fjalë sipas Kanunit, se ligje këtu s’ka.”

“Dan Hutra me vajzën nuk ka pasur asnjë lloj marrëdhënie, nuk kanë qenë njohur. Ka qenë në burg me Vladimir Kurtin, janë rrahur dhe copëtuar atje. Ai ka pasur rreshta me dalë nga burgu, djali i kushëririt tim është në burgim të përjetshëm, i ka thënë se kur të dal prej burgu kam për të të vrarë të gjithë familjen.

Shteti ka fjet gjumë dhe shkoi e vrau një vajzë 32-vjeçare, në shkallët e derës së shtëpisë dhe e ëma duke punuar në kopësht. Janë rrahur në burg dhe puna arriti deri këtu. Fisit Hutra i them se sipas kanunit të malësisë, një femër lahet me shtatë meshkuj. Shteti mund të bëjë punët e tij, por të tjerët që jetojnë pas atij do ta marrin parasysh. I çojmë fjalë sipas Kanunit, se ligje këtu s’ka”, shtoi kushëriri i babait të viktimës.

“Ngjarja mos i raft kujt. Kjo që i ka rënë Petrit Kurtit, të lërë dy vajza dhe bashkëshortet në Kamëz të Tiranës për halle të veta, është në Francë sot dhe të vritet një femër në mënyrë të pafajshme, femra lahet me 7 meshkuj. Femra me kanunin e Lekë Dukagjinit lahet me 7 meshkuj.

Ajo që i ka ranë vëllait tim mos i rëntë kujt. Petrit Kurti sot nuk është në varrim të vajzës vet, për arsye të tjera që nuk po i përmend. Por atë që ka bërë Dan Hutra qoftë edhe djali im, apo vëllanë im, ai duhet dënim jo i përjetshëm, por duhet varur për këmbësh, jo për fyti”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat