“Vula është e anëtarëve të partisë”, Berisha: Rama i tmerruar nga PD

Shqipëria

“Vula është e anëtarëve të partisë”, Berisha: Rama i tmerruar nga PD

Më: 4 mars 2023 Në ora: 19:10
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një komunikim për mediat u shpreh u vendosur se vula është e anëtarëve. Gjithashtu Beisha nuk i kurseu akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e quajti një ‘kufomë politike’.

Gjithashtu shtoi se me çështjen McGonigal kryeministrit Rama iu hoq çdo maskë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Një vendim i pashembullt, gjykatësit e Apelit lexuan dje nj shkresë të përgatitur në zyrat e Edi Ramës dhe të dorëzuar nga zonja Elira Kokona, në të cilën ata njoftojnë apo marrin vendim për një proces, në të cilin vetë ata që ishin ankuar, të turpëruar botërisht, para të gjithë audiencës së gazetarëve, u detyruan të thonë se nuk kemi qenë palë. Në asnjë vend të lirë vendimi i regjistrimit të partive nuk kalon në Apel, por në Shqipërinë e narkoshetit të Edi Ramës, të gjitha ndodhitë, janë të mundshme. Në këtë proces politik, Edi Rama hoqi çdo maskë, ai është i tmerruar nga PD dhe forca e saj.

Ai mund të bashkëjetojë vetëm me një fasadë opozitë, e cila i nënshtrohet dhe pranon të poshtërohet, një fasadë opozitë që e ka marrë peng kryetarin, një fasadë opozitë që i jep urdhra. Vendimi i tij tre ditë para mbylljes së regjistrimeve është dëshmia më flagrante e frikës së tmerrshme që e ka kapur nga PD. Jemi para një situatë që e kemi parashikuar sepse ky është një vendim i paralajmëruar, nga taulant Balla, në Kuvend. Nga Olta Xhaçka që i tha ambasadorit të një mikut të Edvinit se gjykata ka vendosur që vulën t’jua japë shërbëtorëve të Edvinit. Edi Rama një vit e gjysmë më parë i dha Lulzim Bashës bravën dhe brava i ngeli në derë të shtëpisë, tani i jep vulën Lulzim Bravës. Vula është e anëtarëve të partisë, Rama një kufomë politike e pakallur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat