Alibeaj mbledh Grupin dhe Kryesinë, Tabaku: Të dalim të bashkuar, Lulzim Basha është e shkuara

Shqipëria

Alibeaj mbledh Grupin dhe Kryesinë, Tabaku: Të dalim të bashkuar, Lulzim Basha është e shkuara

Më: 6 mars 2023 Në ora: 12:51
Jorida Tabaku

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka mbledhur Grupin Parlamentar dhe Kryesinë, për të diskutuar për axhendën e zgjedhjeve lokale, pak pas depozitimit në KQZ të kërkesës për regjistrimin në vendoret e 14 majit.

Në mbledhje janë të pranishëm 18 deputetë, Selaudin Jakupllari, Ramadan Likaj, Lefter Gështenja, Flutura Açka, Merita Bakiu, Eralda Tase Bane, Andia ulliri, Flamur Hoxha, Arbi Agalliu, Kreshnik Collaku, Gazment Bardhi, Sajmir Korreshi, Dhurata Çupi, Bledion nallbati, Dashbor Sula, Jorida tabaku dhe Enkelejd Alibeaj.

“Nuk ka rëndësi se çfarë pozicion kam unë. Duhet të ngrihemi mbi veten tonë për të ofruar një ofertë serioze për PD-në, në zgjedhjet e 14 Majit. Sot është momenti që të bashkuar të ofrojmë atë që nuk e ofruam dot në vitin 2019. Shqiptarët presin një ofertë serioze nga partia Demokratike.

Unë do të jem gjithmonë për bashkimin e Partisë Demokratike. Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen. Është e shkuara e PD-së, ne duhet të shohim nga e ardhmja. Data me firmën e tij është 18 Mars 2022.”– është shprehur deputetja Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat