Xhaçka: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, rol të vyer për perspektivën euro-atlantike

Shqipëria

Xhaçka: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, rol të vyer për perspektivën euro-atlantike

Më: 28 mars 2023 Në ora: 12:49
Foto nga takimi

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka vijuar sot takimet me krerë të shtetit në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Maqedoninë e Veriut.

Kryediplomatja është pritur në takim nga Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Xhaçka ka shprehur vlerësim për rolin e parlamenteve në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, shkruan Atsh

Gjithashtu, ministrja ka vlerësuar rolin e vyer të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si faktor i përkushtuar ndaj demokratizimit dhe perspektivës euro-atlantike të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat