Nis nesër Konventa Ndërkombëtare të Turizmit, fokusi te promovimi i Shqipërisë

Shqipëria

Nis nesër Konventa Ndërkombëtare të Turizmit, fokusi te promovimi i Shqipërisë

Më: 2 prill 2023 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

 Mbi 30 shtete të ndryshme të botës do të marrin pjesë në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit, e cila nis nesër në Tiranë.

Lajmi u dha nga kryeministri Edi Rama, i cili thotë se në këtë aktivitet do të diskutohet përveç tjerash, edhe për promovimin e Shqipërisë, si destinacion i ri turistik në Mesdhe.

“Mirëmëngjesi, dhe me Konventën Ndërkombëtare të Turizmit, “FESTA”, që nis nesër në Tiranë, në bashkëpunim të veçantë me Organizatën Botërore të Turizmit, ku do të mblidhen pjesëmarrës nga 38 vende të botës, në një platformë diskutimi e promovimi për Shqipërinë si destinacion i ri turistik i Mesdheut, ju uroj të diel të paqtë”, shkruan Rama.

Bukuritë shqiptare kanë qenë në fokus të mediave ndërkombëtare, të cilat kanë ftuar qytetarët e tyre të eksplorojnë malin, detin, vendet historike dhe gjithçka tjetër, që lidhet me fushën e  turizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat