Tryezë bashkëbisedimi me dy eminencat e neurokirurgjisë, Toshkezi: Sot, na mundësohet ndërhyrja në të gjitha zonat e trurit

Shqipëria

Tryezë bashkëbisedimi me dy eminencat e neurokirurgjisë, Toshkezi: Sot, na mundësohet ndërhyrja në të gjitha zonat e trurit

Më: 15 prill 2023 Në ora: 13:51
Tryezë bashkëbisedimi

Neurokirurgu i njohur shqiptar në SHBA prof. Gentian Toshkezi dhe dr. e shkencave në Edukim e cila ka studiuar Neuro-Shkencë, në Universiteti i Kolumbias në New York Fatjona Lubonja kanë zhvilluar një tryezë bashkëbisedimi.

Tryeza ka qenë rreth problemeve të trurit si pasojë e dëmtimeve, tumoret dhe ndërhyrjet kirugjikale që mundësohen sot në të gjithë zonat e trurit, falë zhvillimit teknologjik.

Për dr. e Shkencave në Edukim Fatjona Lubonja rehabilitimi pas operacioneve është shumë i rëndësishëm, por sipas saj në Shqipëri fatkeqësisht nuk i kushtohet shumë vëmendje.

Dr. Fatjona Lubonja punon në universitetin numër një në botë sa i takon certifikimit të mjekëve dhe infermiereve në specialitetin për shëndetin mendor të fëmijëve dhe të rriturve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat