​Paratë borxh të shqiptarëve, më shumë kërkojnë tek të afërmit sesa te bankat

Shqipëria

​Paratë borxh të shqiptarëve, më shumë kërkojnë tek të afërmit sesa te bankat

Më: 16 prill 2023 Në ora: 22:08
Foto ilustrim

Kushtet e vështira financiare i kanë detyruar shqiptarët që jo pak herë të marrin para borxh. Dikush për të ushqyer familjen, dikush tjetër për të paguar recetat e ilaçeve e dikush për t’i mundësuar fëmijëve shkollimin.

Marrja e kredive në banka krahas interesave të larta, procedurat e shumta por dhe frika për mos mundësinë e pagesave të kësteve në kohë, i detyrojnë qytetarët që më shumë t'i besojnë mikut se sa institucioneve financiare.

Qytetarët thonë se do të ishte më mirë të huazonin paratë te një familjar sepse bankat kanë përqindjen e interesit më të lartë, transmeton Top Channel.

Të tjerë mendojnë ndryshe. Për të shmangur konfliktet mes familjarëve apo miqve, zgjedhin që të marrin para në bankë.

Shqiptarët mendojnë se problemet e tyre marrin zgjidhje më të shpejtë te një i njohur ndaj shprehja “ Miku i mirë në ditë të vështirë” vijon të mbetet besim i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat