Hoxha: Tritoli në derën e banesës së prindërve të vëllezërve Duka mund të jetë vendosur nga persona të afërt të Martinajt

Shqipëria

Hoxha: Tritoli në derën e banesës së prindërve të vëllezërve Duka mund të jetë vendosur nga persona të afërt të Martinajt

Më: 18 prill 2023 Në ora: 22:57
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha thotë se tritoli në derën e banesës së prindërve të vëllezërve Duka në zonën e Freskut në kryeqytet, ka qenë një mesazh kërcënues.

Hoxha u shpreh se ky mesazh kërcënues mund të jetë bërë nga persona të njohur apo të afërt të Ervis Martinaj, pas sagës së konflikteve që ka pasur mes dy grupeve.

“Ata e kanë vendosur eksplozivin aty thjesht për të përcjellë sipas meje një lloj mesazhi sigurisht kërcënues, për të treguar që ata janë gjallë dhe ata kanë ende, kur them ata, them njerëzit që kanë mbijetuar nga gjithë kalvari i përplasjeve.

Bëhet fjalë, gjithmonë dyshimet janë që ka ardhur nga të afërm apo të njohur apo pjesë e grupit të Ervis Martinaj. Në këto momente, njëri nga vëllezërit Duka, Leonard Duka, u arrestua në Bruksel dhe arrestimi i tij atje u shoqërua me bujë”, tha Artan Hoxha në emisionin “Opinion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat