“Gostia” me alkool la pas dy të plagosur, si ndodhi ngjarja mes kushërinjve në Rrëshen

Shqipëria

“Gostia” me alkool la pas dy të plagosur, si ndodhi ngjarja mes kushërinjve në Rrëshen

Më: 21 prill 2023 Në ora: 13:49
Foto ilustrim

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e sotme në Rrëshen ku dy kushërinj plagosën njëri-tjetrin me thikë.

Gazetari i ABC News, Gjergj Figuri, raporton së Napolon Gjoka kishte ftuar në banesën e tij Kledi Kaci, për të pirë alokool, por “gostia e shtruar” nuk ka shkuar aspak mirë.

Ata dyshohet se nën efektin e alkoolit kanë debatuar dhe më pas kanë qëlluar njëri-tjetrin me thikë. Mësohet se dy kushërinjtë kanë shkuar vetë në spitalin e Rrëshenit, ndërsa menjëherë Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje.

“Dy kushërinjtë e plagosur janë Napolon Gjoka 20 vjeç dhe Kledi Kaci 19 vjeç. Ngjarja ka ndodhur Në shtëpinë e Napolonit, i cili e kishte ftuar kushëririn e tij për të konsumuar alkool. Kanë konsumuar alkool dhe kanë debatuar më pas mes tyre, dhe nuk dihen ende arsyet se pse janë konflikuar. Ata më pas kanë marrë thikat dhe kanë qëlluar ndaj njëri tjetrit”, raportoi gazetari.

Fatmirësisht dy të rinjtë janë jashtë rrezikut për jëtën dhe po mhahen nën kujdesin e mjekëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat