Thethi pa energji elektrike, protestojnë banorët e zonës dhe turistët

Shqipëria

Thethi pa energji elektrike, protestojnë banorët e zonës dhe turistët

Më: 2 maj 2023 Në ora: 15:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Banorët e Thethit kanë zhvilluar një protestë, të cilës i janë bashkuar dhe turistët. Shkak është bërë mungesa e energjisë elektrike në këtë zonë. Pronarët e bujtinave thonë se është absurde të zhvillosh turizëm me gjenerator.

“Do te vazhdojme protestat dhe do ta çojme kete çeshtje deri ne SPAK”, tha nje nga banoret.

Përveç mungesës së energjisë elektrike, problem tjetër mbetet edhe dëmtimi i pajisjeve elektroshtëpiake.

“Une kam 2 milione leke deme”, tha nje banor tjeter.

“Ne jemi nje grup nga spanja , une dhe shoket e mi mberritem kete mengjes por ishte shume e veshtire pasi mungesa e elektricitetit na la ne pritje. Kur erdhem nuk mundem te karikonim telefonat tone. Ne deshirojme te bejme fotografi qe ti kemi si kujtim dhe nuk mundemi prej situates se energjise, ndaj mendoj qe duhet ti jepet nje zgjidhje.

Ne na pelqen shume vendi por mungesa e energjise na shkaktoi problem me telefonat dhe per tu lidhur me recepsionistin e hotelit. Ndjej keqardhje qe nje zone kaq e bukur nuk mund te shfrytezohet ne 100% e saj, ndaj duhet gjetur nje zgjidhje qe te shfrytezohet kjo parajse”, shprehen turistet.

Thethi është një ndër zonat turistike, që prej vitesh ka tërhequr mijëra turistë të huaj për bukuritë natyrore dhe vlerat e trashëgimisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat