Artan Hoxha shpërthen ndaj këtij politikani të njohur: Duhej të ishte në burg prej vitesh, jo të kandidonte sot për kryetar bashkie

Shqipëria

Artan Hoxha shpërthen ndaj këtij politikani të njohur: Duhej të ishte në burg prej vitesh, jo të kandidonte sot për kryetar bashkie

Më: 12 maj 2023 Në ora: 22:00
Gazetari Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në Neës24 ka folur në lidhje me arrestimin e kandidatit të opozitës në Himarë, Fredi Beleri.

Hoxha deklaroi se Beleri nuk duhet të lejohej të kandidonte në zgjedhjet e 14 majit, pasi sipas tij ai duhet të ishte në burg prej vitesh.

Sipas Hoxhës Beleri ka qenë i hetuar për masakrën e Peshkëpisë, si edhe ka qenë i dënuar për përdhosje të simboleve kombëtare në vitin 2003 edhe pse nuk është arrestuar kurrë.

“Ngjarja që dua të veçoj është fakti se kjo ngjarje ka të bëjë me sigurinë kombëtare para se të jetë për çështjen politike mes mazhorancës dhe politikës. Së pari duhet të prevalojnë interesat kombëtare. PD dhe PS kanë bashkëpunuar për të marrë bashkinë nga Bollano që kishte pas dhe Belerin për këto interesa. Beleri është dënuar për zgjedhjet e vitit 2003 për përdhosje të simboleve kombëtare por nuk u arrestua kurrë. Është hetuar për masakrën e vitit 1994. Beleri për mua duhet të ishte në burg prej vitesh për ngjarjen e Peshkëpisë në 1994, ku dëshmorët e kombit humbën jetën. Një grup grek mori peng për 5 orë një repart me rekrutë të çarmatosur me mbi 100 ushtarë. Ata hynë në repart, gjetën rojën pa fishekë. Komando greke i mbajti peng disa orë dhe mori armatime dhe dy pengje me vete. Beleri dje është arrestuar me një person të afërt me personat që kanë kryer këtë ngjarje ku akuzohet dhe Beleri.

Beleri nuk duhet të lejohej të kandidonte. Në 2019 prokuroria dhe më pas SPAK hetuan për Belerin dhe e thirrën për këtë masakër dhe atë kohë ai nuk kandidonte dot sipas ligjit. Kjo pengesë u hoq në 2021. Tani ai nuk ka pengesë ligjore. Problemi është se mes mijëra figurave që ka minoriteti grek në Himarë, ka intelektualë, personalitete por çuditërisht zgjidhet ky person.

Nëse autoritetet do ndiqnin hapësirën ligjore do shmangin atë që ndodhi dje. Rama për më shumë se një javë e ka sulmuar Belerin personalisht dhe sulmet e tij i kanë dhënë atij një justifikim se po sulmohet nga Rama sepse është i kandiduar nga minoriteti edhe pse nuk është. Më pas patëm reagimin e Greqisë dhe duke i dhënë një mundësi qeverisë greke që të përfshihen në zgjedhjet politike shqiptare”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat