Përfituan shuma marramendëse përmes pastrimit të parave, Prokuroria ‘me dorë të hekurt’ ndaj tre biznesmenëve në Durrës

Shqipëria

Përfituan shuma marramendëse përmes pastrimit të parave, Prokuroria ‘me dorë të hekurt’ ndaj tre biznesmenëve në Durrës

Më: 13 maj 2023 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Prokuroria e Durrësit sapo ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim vëllezërit Gëzim e Saimir Sallakun dhe Rabi Kurtin, të arrestuar në vitin 2021 pasi iu janë sekuestruar 1.5 milionë euro.

Ata akuzohen për pastrim parash, ndërsa i janë sekuestruar 11 pasuri, mes të cilave një biznes  me aktivitet “Import, eksport, tregti autoveturash, kamionësh etj”, me seli në Durrës, me ortak të vetëm dhe administrator Gëzim Sallakun.

Pasuritë e sekuestruara:

Aksione të shoqërisë “GS” sh.p.k me aktivitet “Import Eksport, tregti autovetura, kamion, etj” me seli në Durrës me ortak të vetëm dhe administrator shtetasin G.S;

13 automjete në pronësi shoqërisë tregetare “GS” sh.p.k.;

Pasuria e llojit apartament, me sip 48.4 m2, në emër të shtetasit G.S dhe S.H.;
Pasuria e llojit apartament, me sip 330 m2, në emër të shtetasit G.S dhe S.H.;

Pasuria me adresë Hamallë, me sipërfaqe 12.710 m2, M.Gj, e cila është nga shtetasi G.S.;

Pasuria e llojit Arë, me adresë Hamallë, me sipërfaqe 7890 m2, në emër të shtetasit A.L., e cila është blerë nga shtetasi G.S.;

Pasuria e deklaruar për legalizimin, në emër të shtetasit G.S., ndërtim 3 kate, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, e ndërtuar në një truall 500 m2;

Pasuria e deklaruar për legalizim, në emër të shtetasit S.S, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, e ndërtuar në një truall 500 m2;

Pasuria e llojit ndërtesë godinë banimi 2 kate + garazh, me sip 115 m2 kati i përdhe, 116 m2 kati i parë dhe 54 m2 garazhi, në emër të shtetasit R.K., regjistruar me leje legalizimi;

Pasuria e llojit ndërtesë, me sip 54 m2, në emër të shtetasit R.K.; dhe

Pasuria e llojit apartament, me sip 111.4 m2, në emër të shtetasit R.K. dhe L.K

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat