Në kërkim të shijes së humbur/ Fermeri nga Tirana që rrit pula fshati në Shijak

Shqipëria

Në kërkim të shijes së humbur/ Fermeri nga Tirana që rrit pula fshati në Shijak

Më: 22 maj 2023 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Marian Saliaga, edhe pse i rritur në Tiranë, 6 vite më parë vendosi të hapë një fermë më kafshë dhe shpendë në vendin e të parëve të tij, pra në Piezë të Shijakut. Por dëshira, nuk e bëri atë menjëherë një fermer të mirë.

“Kam pas edhe një fermë më shpend dhe dhi më përpara dhe rosa. Patëm dy vjet punë dhe aty dështuam me shumë suksese. Gjatë dështimit kupton të gjithë pikat e dobëta, ku çalon biznesi, dhe gjithë pika e dobët e jona ishte se produktin cilësorë nuk kishe se ku e shisje pa i bërë një ekspozitor dhe ne zgjodhëm një ekspozitor në Tiranë për nxjerrë te gjithë këto produkte”, u shpreh fermeri Marian Saliaga.

Dështimi i mësoi rrugën e suksesit,  ku nga një fermë e boshatisur sot aty rriten me mijëra pula fshati.

Janë 2800 pula dhe 600 zogj, qëllimi jonë është që të bëjmë një produkt që nuk e gjen dot në Tiranë, një produkt që na kthen në origjinë, na çon tek nostalgjia dhe ushqimi tradicionale”, u shpreh Mariani.

Pulat ushqehen vetëm njëherë në ditë me misër, pjesën tjetër të ushqimit ato duhet ta sigurojnë në natyrë. Sipas 39 vjecarit është shija e vecantë e mishit, ajo që e mban në treg.

Pulat që janë raca e vendit autoktone që rritën në natyrë normalisht kanë një kostot më të lartë për arsye se mishi i tyre do 6 muaj që të bëhet një pulë që të konsumohet. Kurse pulat e fermës (pularive) duan një muaj e gjysmë për të arrit peshën optimale “, u shpreh ai.

Duke parë interesin e lartë të konsumatorit për produktet cilësorë, planet e Marianit për të ardhmen janë t’i kthehet edhe njëherë blegtorisë, por kësaj here më një vizon të ri që e mban larg falimentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat